No menu items!

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët dhe pasurim për klikën e Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15% nga 1 prilli, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë për qytetarët e Kosovës dhe ekonominë e vendit.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin duke thënë se ai e ka shkatërruar sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme.

Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!” – ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se në kohën kur qytetarët po përballen me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, Qeveria po i dëmton edhe më shumë me rritjen e tarifave të energjisë.

“Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata”, përfundon Haradinaj. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.