No menu items!

Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rrugëtimi i tij politikë është drejt fundit.

Haradinaj tha se ka shërbyer për 40 vjet, e me anëtarësimin në NATO, ‘do të jemi rehat’.

“Është fundi i garës sime në politikë, pra do të mbyllet gara. Unë mendoj se ajo puna ime, se çdo njeri e ka kohën e shërbimit, edhe pse nuk jam aq i vjetër, i bëj 57 vjet, por kam 40 vjet shërbim në tema të zorshme, përgatitja për luftë, lufta, proceset tjera, burgjet, deri këtu mendoj se me NATO jemi rehat”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Po ashtu, i pyetur se kush do të jetë në krye të AAK-së pas tij, Haradinaj thotë se të gjithë.

“Të gjithë, të gjithë janë legjitim, Aleanca ka shumë njerëz të mirë, që nga nënkryetari i parë zoti Gjini, e të gjithë të tjerët janë të mirë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.