No menu items!

Haradinaj: Vërshimet kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore, të krijohet Fondi Emergjent

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas vërshimeve duhet të krijohet një fond emergjent nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se vërshimet në Kosovë tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar.

Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën. Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e “jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in”.

Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”, ka shkruar Haradinaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.