No menu items!

Hargreaves: Familjet e të zhdukurve kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Hargreaves tha se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar kujtimin e të zhdukurve në luftë.

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, deklaroi ai.

Ambasadori britanik shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të ofruar përgjigjet që familjet meritojnë.

Përveç mbi 13 mijë personave të vrarë, lufta në Kosovë e viteve 1998/99 la trashëgimi edhe shumë të pagjetur. Ndër vite janë identifikuar dhjetëra varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

Aktualisht, familjet në Kosovë janë ende në kërkim të 1.612 të pagjeturve, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq.

Menjëherë pas luftës në Kosovë, përgjegjës për kërkimin dhe identifikimin e trupave të personave të pagjetur ishte Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) e më pas edhe EULEX-i dhe autoritetet kombëtare në Kosovë, si Instituti i Mjekësisë Ligjore./Telegrafi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.