No menu items!

Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në e partnerët e NATO-s

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e të cilit është Kosova.

Në një postim ne Facebook, ai ka shkruar se ky ushtrim demonstroi aftësinë e FSK-së për të bashkëpunuar me forcat nga ShBA-ja, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

“Sot vizitova ushtrimin DEFENDER EUROPE 25, ushtrimi vjetor më i madh i Ushtrisë Amerikane. Ky ushtrim demonstroi aftësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me forcat nga 🇺🇸 SHBA, 🇦🇱 Shqipëria, 🇭🇷 Kroacia, 🇲🇰 Maqedonia e Veriut dhe 🇧🇬 Bullgaria në vendosjen strategjike të forcave, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me alumnen e 30-të të FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në 🇬🇧 Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për ato që ka mësuar në Britani dhe mënyrën si po i përdor ato sot për të sjellë ndryshime në FSK, ndërsa ajo zhvillohet si një forcë e sigurisë e përafruar me standardet e NATO-s”, ka shkruar ambasadori.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.