No menu items!

Hasani i lutet Kurtit: Mos e kandido Bahtirin në Mitrovicë, është turp, është nën nivelin mesatar…

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka lutur kreun e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të mos e kandidojë për kryetar të Mitrovicës kryetarin aktual Agim Bahtirin, shkruan Express.

Hasani tha se është është vërtet turp që Bahtiri të kandidojë prapë. Hasani tha se këtë lutje po e bën meqë është vetë votues në Mitrovicë.

Tutje, ai tha se Bahtiri dhe niveli intelektual i menaxhimit në Mitrovicë është nën mesataren e qytetarëve që ai përfaqëson.

“Albini na e ka një borxh kësaj radhe, mos me qitë tipin e Agim Bahtirit sepse vërtet është turp, po flas si mitrovicali, po flas sepse jam votues… sepse niveli i menaxhimit të Mitrovicës dhe niveli intelektual është nën mesataren e qytetarëve që ai e përfaqëson. Në qoftë se… se Albini fuqinë politike që e ka sot… ka pafund intelektualë VV’ja në Mitrovicë… dhe unë besoj që kaq borxh Albini ia ka Mitrovicës… me të thanë të drejtën me na kursye, po i them publikisht kursena”, është shprehur Hasani në Klan.

Hasanit iu bë me dije se Bahtiri ka fituar zgjedhjet tashmë dy herë në Mitrovicë, por Hasani ndërhyri duke thënë se pikërisht për këtë arsye Kurti duhet t’i bëjë nder Mitrovicës duke kandiduar dikë tjetër.

“Por, Bahtiri po i fiton zgjedhjet që dy herë…”.

“Që e fiton votën kjo nuk do të thotë… pikërisht për këtë (arsye) po them që Albini për fuqinë që e ka i bën nder Mitrovicës me caktu dikën që përfaqëson mesataren e intelektualëve dhe njerëzve të ndershëm të Mitrovicës”, shtoi Hasani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.