No menu items!

Haxhiu: Opozita po vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit

Deputetja e LVV-së, njëherit kandidate për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, ka theksuar se ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke përmendur që kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimeve të opozitës.

“Ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës nga opozita. E kemi Kushtetutën, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe letrën e Presidentes Osmani, që i japin mundësinë deputetëve të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë. Deputetët nuk mund të lirohen nga ky rregullim”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka folur edhe për letrën që kryesuesi i seancës Avni Dehari i kishte drejtuar presidentes Vjosa Osmani për pengesat që janë krijuar në këtë proces.

“Avni Dehari i është drejtuar Presidentes për pengesat që po krijohen. Presidentja ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje mes partive politike për të konstituuar Kuvendin,” tha Haxhiu.

Në përfundim, ajo ka kritikuar opozitën për qasjen destruktive ndaj procesit të konstituimit.

“Opozita po vazhdon me qasje destruktive, duke mos marrë përgjegjësinë që iu takon. Duhet të dalim nga kjo situatë dhe të mbyllim ciklin e vonesave politike”, tha Haxhiu. /Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.