No menu items!

Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është suspenduar përmbaruesin Ilir Mulhaxha.

Sipas saj, AKP ka kërkuar inicim të procedurës disiplinore ndaj Mulhaxhës “mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”.

Ilir Mulhaxha është vëllai i deputetes Fatmire Mulhaxha- Kollçaku.Sot, në kuadër të kompetencave ligjore kam marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.

Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv.

Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.