No menu items!

Haxhiu thot se Kosova është i vetmi shtet që ka të drejtë ta hetojë sulmin në Banjskë: Serbia t’i dorëzojë terroristët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë refuzuar kërkesën e Serbisë që t’i dërgojnë provat që ka Kosova për rastin e sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ajo ka thënë se kërkesë të njëjtë kanë parashtruar edhe autoritetet serbe por që e kanë refuzuar, pasi që “Serbia duhet ta ketë të qartë se i vetmi shtet që ka të drejtë që të hetoj këtë rast është Kosova”.

Dy herë radhazi institucionet e Kosovës përmes MD-së i janë drejtuar Serbisë, për ofrimin e provave që ndërlidhen me kryeterrorristin Milan Radojiçiq por edhe terroristet tjerë që kanë marr pjesë në këtë sulm terrorist. Serbia deri më tani nuk ka kthyer përgjigje. Së fundi MD-ja është referuar me kërkesë institucioneve, nëse e shohin kërkesën, nuk mund të ndajmë me opinionin publik por kërkon prova për këtë rast. Duhet ta ketë të qartë Serbia që i vetmi shtet që ka të drejtë që të hetoj këtë rast është Kosova përkatësisht Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në vend që të bëjnë kërkesa që provat të transferohen në Serbi është e rëndësishme që Serbia t’i dorëzoj në institucionet e Kosovës”.

Kërkesa e Serbisë është refuzuar dhe bie ndesh me nenin 85 të ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Nuk ka presione për Serbinë që të dorëzoj kriminelët të cilët i përmenda dhe të bashkëpunojë me Kosovën, kjo për mua është shqetësuese sepse Serbia është shndërruar një vend ku gjejnë strehe edhe kriminelët e luftës por edhe ata që kryej krime në kohë të paqes. Është e rëndësishme që ky presion të bëhet te vazhdojë dhe të mos ndalet deri sa Serbia të  bëjë veprimin e duhur”, ka thënë ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.