Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar situatën e bllokadës në Kuvend, duke ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për pamundësinë e tij për ta konstituar Kuvendin.
Sipas Hazirit, Kurti po vepron me dy qasje të kundërta: nga njëra anë e mban të bllokuar procesin në mënyrë procedurale, ndërsa nga ana tjetër po zhvillon takime politike për të ndërtuar marrëveshje me subjektet e tjera.
“Ajo që ne na bën me kuptu, jemi politikisht korrekt, është që z. Kurti edhe proceduralisht po e trajton për shkak se nuk po mund me e arrit shumicën për me zgjedh, ndërsa natën po takohet me z. Limaj, me deputetë tjerë për të ndërtuar marrëveshje politike. Psh, për të dielnë është taku por është duke punuar në një marrëveshje politike. Është legjitime por, ose duhet me ruajt parimin,” deklaroi Haziri në Kanal10.
Ai e cilësoi këtë sjellje si kontradiktore dhe theksoi nevojën për koherencë në qasje, sidomos në një periudhë të tensionuar politike.