No menu items!

Haziri për vendimin e rritjes së shumës për lehonat: Kësaj po i vjen era fushatë

Lutfi Haziri i LDK-së, duke komentuar vendimet e sotme të qeverisë në detyrë për pagat dhe shtesat, tha se dihet motivi i tyre dhe shtoi se kësaj “i vjen era fushatë”.

Sjellja e vendimeve të tilla, pavarësisht çfarë raporti e arsye e çfarë motivi – që po dihet cili është – i vjen era fushatë”.

Por, Haziri tha se është irrituese derisa bëhet kjo fushatë për zgjedhje lokale, ndërsa nuk po arrijnë të formojnë institucionet nga zgjedhjet e shkurtit.

“Në njërën anë me hy në fushatë për zgjedhje lokale e në anën tjetër mos me pasë mundësi të menaxhosh suksesin për ndërtimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës është diçka që po lexohet drejt: është irrituese, e neveritshme edhe për mua edhe për qytetarët. Njerëzit nuk janë vetëm numër e mekanizëm që dalin me votu vetëm kur i teket politikanëve”.

Gjithçka tjetër është në pritje fatkeqësisht”, shtoi Haziri.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.