No menu items!

Helmimi në Deçan: Roja e pyllit dyshohet se ndali kamerat e sigurisë

Roja e pyllit, i cili është arrestuar mbrëmë në lidhje me helmimin e qytetarëve në Deçan, dyshohet se ka ndalur kamerat.

Sipas policisë, kamerat janë ndalur së funksionuari që nga 17 maji dhe nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar apo arsye se pse këto kamera janë ndalur.

Siç ka njoftuar mbrëmë prokuroria, i arrestuar është zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve dhe arrestimi i tij lidhet me helmimin e qytetarëve.

Rreth 1,500 persona dyshohet se janë helmuar nga dita e shtune e javës së kaluar nga uji i pijes në komunën e Deçanit, që furnizohet nga ndërmarrja “Hidrodrini”.

Zyrtarisht institucionet e Kosovës ende nuk e kanë gjetur shkaktarin, ndërsa IKSHPK-ja ka thënë se në ujin që furnizohet Deçani ka gjetur disa baktere. Personi i arrestuar dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.