No menu items!

Historia e lidhjes me transgjinore, Laerti hedh dritë mbi “gënjeshtrën” e Amberit

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother, Amberi shkaktoi bujë me një deklaratë të papritur: ajo pretendoi se Laerti kishte qenë në një lidhje me një shoqe të saj transgjinore.

“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur një vit e gjysmë në Greqi. [Ajo] është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë“, shkroi ajo mbi një foto të një gruaje.

Por rrëfimi i Amberit nuk zgjati shumë pa u bërë lëmsh. Vetëm një ditë më vonë, ajo e tërhoqi pjesërisht deklaratën, duke sqaruar se personi në foto nuk ishte ai që kishte pasur lidhje me Laertin, megjithatë këmbënguli se informacionin për një lidhje me një transgjinore e kishte të konfirmuar.

Në fakt, kjo histori nisi brenda shtëpisë së famshme, kur Laerti gjatë një loje me “dy të vërteta dhe një gënjeshtër” kishte deklaruar mes të tjerash për një lidhje me një transgjinore – që më vonë shpjegoi se kishte qenë pikërisht gënjeshtra e lojës.

Për t’i dhënë fund spekulimeve, Laerti sqaroi publikisht:

“Të kam treguar këtë histori që është e vërtetë. Një çun balerin, bënte hijen e personazhit tim derisa vritesha. Pas shumë vitesh në një party, të kam thënë më afrohet një vajzë shumë e bukur, bionde, vjen drejt meje dhe më thotë në vesh: ‘Nuk më mban mend? Jam…’ s’po ia them emrin. Dhe unë aty kuptoj që ishte ai që bënte personazhin tim“, shpjegoi ai.

pyetur edhe një herë nga Amberi nëse ndjente turp të pranonte një lidhje me një transgjinore, Laerti u përgjigj qartë: “Për mua është turp?! Unë kam pranuar që kam bërë gjithçka dhe nuk kam turp nga asgjë. Historia që e njoh ka qenë e vërtetë, por jo që kam qenë (i lidhur) me të.”

Kështu, pas shumë zhurme dhe keqkuptimesh, duket se edhe kjo histori ka marrë fund… të paktën për momentin.

Deklaratat e Amber:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.