No menu items!

Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet

Parisienët u hodhën në lumin Sena — ligjërisht — për herë të parë në më shumë se 100 vjet.

“Është shumë bukur të notosh në zemër të qytetit, veçanërisht me temperaturat e larta që kemi pasur kohët e fundit”, tha Amine Hocini.

Jam e befasuar sepse mendova se do të ishte më freskët, dhe në fakt, është shumë më ngrohtë nga sa mendoja.”

Rikthimi i notit në Sena vjen pas një projekti pastrimi prej 1.4 miliardë eurosh të lidhur me Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, shkruan euronews.

Zyrtarët tani thonë se Sena përmbush standardet evropiane të cilësisë së ujit në shumicën e ditëve.

“Është një ëndërr fëmijërie t’i bësh njerëzit të notojnë në Sena”, tha kryetarja e bashkisë, Anne Hidalgo.

Ndryshe, noti në Sena ishte i paligjshëm që nga viti 1923, me disa përjashtime, për shkak të ndotjes dhe rreziqeve të paraqitura nga lundrimi në lum. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.