No menu items!

Histori:Takimi i Papa Gjon Palit II me atentatorin Mehmet Ali Ağca

Dy vite pas atentatit tronditës të 13 majit 1981, Papa Gjon Pali II vendosi të takonte Mehmet Ali Ağcën, njeriun që kishte tentuar t’i merrte jetën. Takimi historik ndodhi më 27 dhjetor 1983, në burgun Rebibbia në Romë.

Papa, i veshur me një rrobë të bardhë, hyri në qelinë e ngushtë ku ndodhej atentatori turk. Ata qëndruan ulur afër njëri-tjetrit dhe biseduan përreth 20 minuta. Çfarë u tha saktësisht mes tyre mbetet private, pasi as Papa dhe as Ağca nuk e zbuluan kurrë plotësisht përmbajtjen e bisedës. Megjithatë, është e ditur se Papa i ofroi atentatorit falje të plotë,shkruan Raporto24

Fotografitë e këtij momenti ku Papa përkulet drejt atentatorit dhe shtrëngon dorën e tij, bënë xhiron e botës dhe u kthyen në një simbol të fuqishëm të faljes, paqes dhe mëshirës.

Më vonë, Papa do të deklaronte se “falja është pjesë e detyrës së krishterë” dhe se ai e kishte falur Mehmet Ali Ağcën menjëherë pas sulmit.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i faljes u pa si një dëshmi e vërtetë e besimit të Papa Gjon Palit II në dashurinë dhe mëshirën hyjnore.

 

Por spekulimet filluan menjëherë: a veproi

Akca i vetëm? Apo ishte vetëm një kukull?Dokumente të deklasifikuara më vonë ngritën

dyshime për përfshirjen e KGB-së, që donte tendalte ndikimin e Papës në vendet komuniste veçanërisht në Poloni, vendlindja e tij.

As Akca nuk ka dhënë kurrë një version tëqartë. Sot, historia mbetet një nga atentatet me enigmatike në histori… dhe pyetja mbetet:A ishte kjo vetëm një akt personal, apo një mision nga prapaskena e Luftës së Ftohtë?/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.