Holanda dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0 edhe pse rastet nuk munguan.
Tulipanët ishin të parët që në minutën e parë me Jeremie Frimpong, i cili gjuajti, por portieri Mike Magnian priti.
Në minutën e 14-të, Griezmann kishte dy raste shumë të mira, por njëherë u ngatërrua me topin, pastaj gjuajti jashtë.
Cody Gakpo gjuajti në minutën e 16-të, por Maignan priti bukur.
Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Marcus Thuram, por i vetëm me portiere gjuajti mbi portë.
Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i përket rasteve nga të dyja skuadrat.
Një gol u shënua në minutën e 69-të nga Xabi Simons, por që u anulua nga VAR pasi një lojtar u zuri rrezën e portierit.
Deri në fund nuk kishte gol dhe skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë. Holanda dhe Franca kanë nga 4 pikë, ndërsa Austria ka 3 pikë. /Telegrafi/