Holandës i është dhënë një avantazh i hershëm përpara përballjes së saj gjysmëfinale të Euro 2024 me Anglinë pasi thuhet se kanë marrë gjysmën e biletave për tribunën e famshme të “murit të verdhë” në Westfalenstadion të Borussia Dortmund.
Tribuna me kapacitet 25,000 ulësesh ka dëshmuar të jetë frikësuese për lojtarët kundërshtarë gjatë viteve pasi tifozët e Dortmundit zakonisht kanë krijuar një atmosferë drithëruese
Dhe tifozëve holandezë do t’u jepet mundësia të bëjnë të njëjtën gjë me ngjyrat e tyre portokalli pasi UEFA vendosi të mos ndajë asnjë nga biletat direkt në Angli.
Tifozët holandezë kanë qenë dominues gjatë Euro 2024 dhe kanë bërë emër duke kërcyer nëpër rrugët e Gjermanisë ndërsa kryejnë ritualin e tyre ‘links rechts’ ose ‘djathtas majtas’. /Telegrafi/
Sipas The Times, gjysma tjetër e biletave në tribunë janë nxjerrë në shitje të përgjithshme nga organizatorët e turneut, që do të thotë se disa tifozë të Anglisë mund ta gjejnë veten të ulur atje.


