No menu items!

Hovenier kritikon Policinë e Kosovës pas plagosjes së një serbi në Veri

Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur i shqetësuar me plagosjen e një serbi në Zveçan, të hënën.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi të hënën kishte mohuar që zyrtarët e saj të jenë të përfshirë në këtë incident – të gjuajtjes me armë.

Por pasi nuk rezultoi informacion i saktë, Policia e Kosovës ka suspenduar katër zyrtarë.

Por për këtë, Policia mori kritika nga ambasadori amerikan në Kosovë, i cili përmes një postimi në Twitter tha se ata e mohuan fillimisht rastin ndërsa kërkoi hetim transparent të plotë.

SHBA-ja është e shqetësuar për incidentin ku një serb i Kosovës u qëllua në Zveçan mbrëmë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë një hetim të plotë, e kredibil. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mohimi fillestar që u bë pa kujdes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e forcave të zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë”.

“Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës të sundimit të ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Në veriun e Kosovës gjatë vitit të fundit ka pasur shpesh tensione, për të cilat duheshin më pas zgjidhje politike. /Express

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.