No menu items!

Hoxha në ShBA, diskuton për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e sigurisë

Gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, realizoi disa takime zyrtare, ku njëri ndër to ishte edhe takimi me Sekretarin e Shtetit të Ajovës, Paul Pate.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në takim, i cili u realizua në Kapitolin e Ajovës (IOWA), Hoxha ishte i shoqëruar nga Drilon Zogaj, shef i Misionit për Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, sekretari i parë Fatmir Rrahmanaj dhe kolonel Mentor Shabani.

“Takimi ishte i një rëndësie të veqantë, ku u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.