No menu items!

NË LIDHJE DASHURIE ME LUIZIN, POR KIARA E MBAN ENDE NË KËTË VEND BUTRINT IMERIN!

Moderatorja Kiara Tito ka qenë kryefjala e vajzave të showbizit shqiptar kohët e fundit dhe shkak për këtë është bërë romanca që ka nisur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” me protagonistin kryesor të kësaj loje këngëtarin Luiz Ejlli.

Ky i fundit shprehu që në fillim pëlqimin ndaj Kiarës, teksa ajo i ka deklaruar fillimisht se kishte 0 shanse që ata të lidheshin bashkë.


Por, me kalimin e ditëve, sot ata janë të dashuruar, bënë një dasmë brenda shtëpisë më të mashme në Shqipëri, i kanë dhënë premtime të mëdha njëri-tjetrit dhe mbrëmjen e djeshme Luizi takoi edhe babain e Kiarës.

Por, veç ndjenjave që i ka shprehur Luizit, Kiara ka përmendur shpesh herë gjatë bisedave me banorët e tjerë edhe momentet që ka kaluar me ish të dashurin e saj Butrint Imerin. Ky i fundit e ka shfrytëzuar jo pak këtë situatë për të marrë vëmendje.

Mirëpo pavarësisht ndarjes, Kiara duket se ka ende ndienja për Buntrintin. Këtë gjë e tregon jo vetëm përmendja shpesh herë gjatë bisedave në BBV, por edhe profili i saj në Instagram.

Kiara mban ende foton me Butrintin Imerin, kur ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarit të këngës “Hajt Hajt”. Shiko foton:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.