No menu items!

Huawei thotë se të ardhurat ranë me 29 për qind këtë vit për shkak të sanksioneve

Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei tha të premten se të ardhurat e tij vjetore kishin rënë me gati një të tretën nga viti i kaluar, pasi vazhdoi të rëndohej nga sanksionet e SHBA-së që kanë goditur shitjet e saj të ‘smartfonave’.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, është kapur në përplasjen e një rivaliteti tregtar dhe teknologjik SHBA-Kinë pasi administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, u mobilizua për të goditur kompaninë mbi shqetësimet se mund të përbënte një kërcënim për sigurinë kibernetike dhe spiunazh.

Të ardhurat e firmës për këtë vit ranë me 29 për qind nga viti në vit në 99.5 miliardë dollarë, tha kryetari i radhës, Guo Pink në një mesazh vjetor për vitin e ri.

“Në vitin 2021, pavarësisht të gjitha sprovave dhe mundimeve, ne punuam shumë për të krijuar vlera të prekshme për klientët tanë dhe komunitetet lokale”, tha Guo. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.