Një person ka vdekur pasi është aksidentuar në orët e para të së dielës. Ai dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur duke rënë në fushë.
Më pas vetura është përfshirë nga flakët.
Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML.
“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshaton Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtsi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha për indeksOnline Driton Rugova zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
‘Peja në fokus’ ka publikuar videon derisa automjeti shihet i përfshirë krejtësisht nga zjarri. /Raporto24/