No menu items!

Humbi jetën tragjikisht nga thyerja e kangjellave në hotel “Rogner”, flet babai i 28-vjeçarit: Na u nda zemra në dysh, u ndjeva i lehtësuar kur…

Ajdin Mustafi është 28-vjeçari që ra tragjikisht nga ballkoni i hotel “Rogner” në Tiranë, duke ndërruar kështu jetën.

Babai i të riut, në një prononcim për emisionin “Me zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, tregoi se zemra iu nda në dysh ku mësoi lajmin e kobshëm.

Ai tha se ishte u ndje i lehtësuar kur mësoi se djali kishte rënë aksidentalisht dhe nuk ishte shtyrë nga një tjetër person, ndërsa shtoi se arsyeja e vdekjes tragjike ishin kangjellat e ndryshkura dhe të pa vendosura mirë të ballkonit të hotelit.

“Dhimbja ime ishte e madhe. Fatmirësisht thash nuk ishte njeri që e hodhi, por ishte një tjetër dhimbje, një djalë 28 vjeçar që erdhi me pushime në Tiranë dhe të japë jetën nga pakujdesia, atëherë m’u shtua dhimbje më e madhe. Barrierat ishin të pa fiksuara dhe ky ishte shkaku i aksidenti”, tha babai i djalit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.