Luciano Spalletti është pranë largimit nga posti i trajnerit të Italisë, pas humbjes shokuese 0-3 ndaj Norvegjisë, që ka lënë Kombëtaren jashtë garës për trofe në Ligën e Kombeve.
Pas rezultateve zhgënjyese dhe presionit në rritje, trajneri 65-vjeçar ka zhvilluar diskutime të brendshme me Federatën Italiane, dhe gjithçka duket se po shkon drejt një ndarjeje.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raportoi zhvillimet e fundit përmes rrjeteve sociale, ku bëri të qartë se largimi është shumë pranë.
“Luciano Spalletti tani është gati të japë dorëheqjen dhe të largohet nga detyra e ekipit kombëtar të Italisë ”, shkruan Romano.