No menu items!

Hyri ilegalisht në Kosovë, policia arreston serbin i cili braktisi veturën me mallra të kontrabanduara në rrugë malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë me targa serbe kishte hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia, dhe se personi i dyshuar fillimisht ka tentuar të ikë duke braktisur veturën, por më pas është arrestuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Muqibabë, transmeton Telegrafi.

“Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës. I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim: Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.