No menu items!

Hyseni: Agim Kikaj, shquhej për vizionin e qartë politik, për durimin e madh sikur edhe për vendosmërinë dhe besnikërinë e jashtëzakonshme

Kryetari i LDK-së në Podujevë, deputeti Ekrem Hyseni, ka bërë homazhe tek varri i Agim Kikajt, në tetë vjetorin e vdekjes.

Hyseni ka thënë tetë vite më parë, LDK-ja, Llapi dhe Kosova humbën jo vetëm një veprimtar, por një politikan të dalluar e të matur dhe një intelektual të mirëfilltë.

Hyseni ka shkruar:

Së bashku me familjen Kikaj, me bashkëpunëtorë, asambleistë, veprimtarë e anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe tek varri i Agim Kikajt.

Tetë vite më parë, LDK-ja, Llapi dhe Kosova humbën jo vetëm një veprimtar, por një politikan të dalluar e të matur dhe një intelektual të mirëfilltë.

Agim Kikaj, shquhej për vizionin e qartë politik, për durimin e madh sikur edhe për vendosmërinë dhe besnikërinë e jashtëzakonshme.

Qoftë si kryetar i Komunës së Podujevës, qoftë si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Agim Kikaj, ishte gjithnjë i përkushtuar dhe me synime të qarta për ta bërë më të mirën të mundshme për vendin dhe për qytetarët.

Ikja e shpejt dhe e hershme e Agim Kikajt, la boshllëk të madh jo vetëm në LDK, jo vetëm në Llap, por në gjithë Kosovën.

Kujtimi e nderimi për Agim Kikajn, do të jetë i përhershëm!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.