No menu items!

Hyseni: FALEMINDERIT PODUJEVA IME!

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherit kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, me numër 16, ka mbajtur Tubimin Përmbyllës në Podujevë.

Postimi i plotë i Hysenit:

FALEMINDERIT PODUJEVA IME!

Në Sheshin e Qytetit, të mbushur plot, bashkë me kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, mbajtëm Tubimin e Fitores.

Faleminderit secilit prej Jush, për NDERIN e madh, për BESIMIN e madh, për përkrahjen e parezervë!

Mbi të gjitha, faleminderit për Ringritjen e madhe!

PA LDK TË FORTË NUK KA LLAP TË FORTË, sikur që PA LLAP TË FORTË NUK KA LDK TË FORTË!

E sa i fortë është Llapi dhe sa e fortë është LDK-ja, sonte folën vet Llapjanët, ashtu siç do të flet BESIMI i tyre të Dielën e 9 shkurtit!

Ishin shumë sonte, sepse Llapi është i madh, shumë i madh.

E, po aq sa është Llapi i madh, është edhe besimi i llapjanëve në LDK.

Këtë, e dëshmuan edhe sonte, se LLAPI ËSHTË LDK, veç LDK!

Për 28 ditë radhazi, në çdo derë të shtëpive që kemi trokitur, kemi gjetur mikpritjen.

Kemi gjetur shpresën e mobilizimin për NDRYSHIM!

Nën çdo kulm gjetëm BESIMIN, gjetëm FRYMËZIMIN për RINGRITJEN!

U ringritët një nga një, të gjithë bashkërisht, në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo pjesë të Llapit e Gollakut për Lidhjen tonë!

Jemi Një!

Jemi ashtu siç do donte Prijësi ynë, Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti  Historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike!

Nuk mund të ishte ndryshe, sepse ky është vullneti Juaj, ky është përcaktimi juaj!

Falemnderit secilit prej Jush!

default

default

Përulem përballë besimit e përkrahjes Tuaj!

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU