No menu items!

Hyseni pas Raportit të Auditorit për komunën e Podujevës: Buxheti i komunës është i qytetarëve dhe jo i Shpejtim Bulliqit

Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka reaguar lidhur me të gjeturat e shumta që Auditori edhe gjatë vitit 2024, ka identifikuar në komunën e Podujevës.

Hyseni ka shkruar:

Komuna e Podujevës për të tretin vit radhazi pranon raport të kualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila ka gjetur një mal shkeljesh edhe përgjatë vitit 2024. Ky raport paraqet një aktakuzë të pastër ndaj qeverisjes komunale të Shpejtim Bulliqit, një pasqyrë të keqqeverisjes sistematike ndër vite dhe abuzimeve të njëpasnjëshme me buxhetin e komunes me qëllim të përfitimeve personale e partiake të qeverisjes së LVV-së në krye me Bulliqin.

Ky Raport anipse me mostra të kufizuara, megjithatë është e mjaftueshme për të shpërfaqur keqqeverisjen, keqmenaxhimin, mos llogaridhënien, favorizimin e kompanive të caktura, edhe pse në kundërshtim të plotë me ligjin.

Për shumë nga këto çështje që ceken në këtë raport, ne si LDK kemi ngritur zërin tonë, sepse kemi konsideruar dhe konsiderojmë se buxheti i komunës është i qytetarëve dhe jo i Shpejtim Bulliqit.

Për më shumë, të gjitha të gjeturat i kemi adresuar përmes videos në vijim:

https://www.facebook.com/share/v/1AxnEwP74m/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.