Ekrem Hyseni nga radhët e LDK-së, pas dështimit të seancës së 31-të konstituive tha se përsëri po vazhdon skenari që rezultatin e ka të njëjtë
Ajo që pamë sot është vazhdimi i skenarit që rezultatin e ka të njëjtë. Rritet numri rendor i seancave, në ndërkohë bie numri i deputetëve”, u shpreh Hyseni para medieve.
“Sot në propozimin e VV-së kishte vetëm 47 deputetë për, numri më i vogël ndonjëherë pas këtyre zgjedhjeve. Pra kemi një Kuvend jofunksional, një Qeveri pa legjitimitet në ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje që të dilet nga kjo krizë”, u shpreh ai