No menu items!

Hyseni vizitoi kompaninë S//Sprint: Jemi të përkushtuar e të vendosur që pas 9 shkurtit t’i përkrahim kërkesat e afaristëve të Llapit

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherit kandidat për deputet, Ekrem Hyseni me numër 16, së bashku me kandidatët për deputet nga kjo komunë kanë vizituar kompaninë S//Sprint.

Postimi i plotë i Hysenit:

Së bashku me kandidatët për deputet, sot vizituam një ndër bizneset më të suksesshme në komunën tonë, S//Sprint, e cila prodhon mbi 100 produkte të veshjeve.

Me punën, përkushtimin dhe kualitetin e dëshmuar, kjo kompani ka arritur që produktet e saj t’i eksportojë në vende të ndryshme të Evropës.

Shumica e të punësuarve në kompaninë S//Sprint janë gra.

Jemi të përkushtuar e të vendosur që pas 9 shkurtit t’i përkrahim kërkesat e afaristëve të Llapit, në mënyrë që të krijojmë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm.

Bizneset e fuqishme ndihmojnë dhe zhvillojnë ekonominë e vendit tonë!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU