No menu items!

Hyseni zyrtarizon kandidaturën për kryetar: LDK jemi adresa e shpresa e vetme  për t’ua kthyer shpresën të gjithë qytetarëve llapjan

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ekrem Hyseni ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kryetar të Podujevës.

Hyseni ka shkruar:

Të dashur qytetarë,

Veprimtarë e anëtarë të LDK-së,

Duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Podujevës, veprimtarëve e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot kam zyrtarizuar kandidaturën time për kryetar të Podujevës.

Derisa kërkoj besimin tuaj, e jap betimin tim se: do t’ju shërbej me nder, përgjegjësi e profesionalizëm.

Jam shumë i vetëdijshëm se Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkërisht me besimin e secilit qytetar, jemi adresa e shpresa e vetme për ta ndalur keqqeverisjen, nepotizmin, keqpërdorimin, e për t’ua kthyer shpresën të gjithë qytetarëve llapjan.

Jo vetëm se dera ime do jetë e hapur kurdo për secilin qytetar, por çdo ditë, në çdo kohë do të jem me ju e tek ju: tek mësuesi, tek polici, tek ushtari, tek zjarrëfiksi, tek bujku e tek çdonjëri.

Ky është zotim i imi para jush sot këtu!

Duhet të jemi bashkë, të jemi një: në mënyrë që t’i ndalim ata që ia ndalën projektet Podujevës!

Fitorja e LDK-së në Llap nuk është vetëm synim, por është mision.

E këtë mision, vetëm ju të dashur qytetarë, anëtarë e veprimtarë mund ta bëni realitet.

Prandaj, sot e çdo ditë ju ftoj të flisni me familjarët tuaj, me të afërmit tuaj, me shoqërinë tuaj, të na bashkoheni sa më shumë në këtë mision, e të mobilizohemi secili.

Pres mbështetjen e çdonjërit, pres të na bashkoheni sa më shumë, pres që fitorja të jetë aq e fuqishme që t’ua prishë çdo matematikë e çdo kalkulim të tyre!

Jam me Ju, jam për Ju!

Kështu e këtu do jem përherë!

I Juaji, Doku!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.