Boksieri profesionist shqiptar, Benjamin Imeri nga Gostivari, Maqedonia e Veriut, do të ndeshet muajin e ardhshëm në Tiranë për titullin botëror.
Benjamini ishte i paraparë të ndeshej në Londër për titullin WBO – Kampion Bote deri në moshën 25-vjeçare.
Megjithatë, për shkak të disa problemeve burokratike, meçi u anulua. Por, Imeri nuk do të ndalet pasi ka gjetur vendin e ri.
drejtën për këtë titull dhe tashmë do të ndeshet më 11 korrik në Tiranë, në një ngjarje shumë të rëndësishme për karrierën e tij.
Ai do të luftojë për titullin botëror të të rinjve në versionin WBO (WBO World Youth Champion). Ngjarja madhështore “Stars of the Ring” do të zhvillohet në Amfiteatrin e Tiranës me fillim nga ora 18:00.
Vlen të theksohet se djaloshi i njohur me nofkën “The Bomber” ka 10 fitore nga po kaq ndeshje në boksin profesionist. /Telegrafi/