No menu items!

I kërcënoi me vrasje, ky është personi nga Podujeva që u kacafyt me policë në aeroport

Zyrtarët policorë shpeshherë janë cak i kërcënimeve serioze qoftë kur janë jashtë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Jo rrallëherë kanosjet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se një incident serioz ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një person ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë dhe ka bërë kërcënime serioze ndaj tyre.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali bëhet fjalë për: Blerton Hajdarin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda organeve të rendit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur derisa i dyshuari nga Podujeva ishte në procedurë të kontrollit në zonën e X-ray-it, teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë.

Sipas informacioneve, të cilat i ka Gazeta Sinjali, në momentin kur i ishte kërkuar kontrolli, ai ka filluar të kacafytet me zyrtarët e sigurisë. Situata ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar zyrtarët policorë të ndërhyjnë.

Në vend të qetësimit, i dyshuari ka eskaluar edhe më shumë – duke i sulmuar fizikisht tre policët dhe duke i kërcënuar me jetë, me fjalët: “Ku të ju shoh do t’ju vras, nuk jua harroj fytyrat!”

Si pasojë e sulmit, tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe u janë dëmtuar uniformat policore.

Policia është merr menjëherë me rastin, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.