No menu items!

I kërkoi disa penallti – Ronaldon e lëshojnë nervat para gjyqtarit, vë dorë edhe mbi një tifoz

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është buzë eliminimit nga Liga e Kampionëve AFC në Arabinë Saudite.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Anderson Talisas që u asistua prej Marcelo Brozovic, skuadra e portugezit është duke humbur 2-1 nga Shabab Al-Ahli Dubai.

Mysafirët kanë shënuar dy gola nëpërmjet Yahya Alghassani (18’, 46’), ndërsa Ronaldo ishte tejet i nervozuar me disa vendime të gjyqtarit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u pa duke bërtitur, derisa po largohej nga fusha në pushimin mes pjesëve.

Al Nassrit iu mohuan disa penallti në pjesën e parë dhe kjo ishte arsyeja e nervozizmit të Ronaldos, ndërsa ka shtyrë edhe gjyqtarin. /

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.