Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme, në Paldenicë të Hanit të Elezit, është arrestuar 57 vjeçari, i cili ka qenë i kërkuar nga gjykata.
Në njoftimin e PK’së, shtohet edhe se, M.B, është i dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale ‘’sulm seksual’’.
‘’ Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues’’, thuhet mes tjerash në njoftim


