No menu items!

I kërkuari për grabitje me një vit burgim bie në pranga në Fushë Kosovë

Njësia reaguese e Policisë ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, gjatë një kontrolli të realizuar më 7 maj 2025 në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Rrap Karkus, rreth 21-vjeçar, i cili pas verifikimit në sistemin e Policisë, ka rezultuar me urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I riu ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Grabitja” dhe ishte në kërkim për t’i ikur vuajtjes së dënimit.

Menjëherë pas arrestimit, i njëjti është dërguar në burgun e Hajvalisë në Prishtinë, ku do ta vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Policia, veprimet i ka ndërmarrë në përputhje të plotë me urdhëresën gjyqësore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.