No menu items!

I mbajtën të mbyllura dy gra, këta janë personat që u vetdorëzuan sot në Polici

Valon Morina (30) dhe Burim Strumcaku (32), të shpallur në kërkim publik nga Policia e Kosovës, janë vetdorëzuar sot në stacionin e Policisë në Drenas.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se të dyshuarit janë paraqitur në mesditë dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Morina e Strumcaku u shpallën në kërkim nga policia duke iu publikuar edhe fotografitë e tyre për një rast të raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga dy femra.

Ato kishin deklaruar se pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Drenas) si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.