No menu items!

I publikohen pesë këngë të vjetra, reagon Fero: Nuk i’a bëj hallall do të kërkoj llogari te Allahu

Reperi Fero, para disa ditëve lajmëroi se do largohet përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.

Gjatë tërë kësaj kohe, ai vazhdimisht surprizoi publikun me lëvizjet që bënte, deri aty sa ndërroi edhe emrin, nga Feronit, në Khattab.

Ai më herët bëri thirrje që këngët e tij të mos dëgjohen ose të largohen nga kjo gjë e kotë.

Rreth dy ore më parë janë publikuar jo një, por pesë këngë të reja në kanalin e tij në “YouTube”.

Të pesë këngët janë bashkëpunim me reperin The Mike.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet reperi.

“Miq te dashur e pash se disa persona kan postuar disa kenge te cilat une i kam kenduar ne te kaluaren. Une vetem nje gje po dua t’ju them se ai i cili poston kenge te se kaluares time nuk ia bej hallall dhe do t’i kerkoj llogari te Allahu sepse une jam larguar prej muzikes per hire te Allahut dhe me hyni ne hak.Ju lutem qe t’a respektoni bindien time.

Me respekt Khatabi(Fero).”, ka thënë Fero përmes një postimi në Instastory.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.