No menu items!

“I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në stërvitje” – Guardiola tregon një ngjarje me Agueron

Pep Guardiola ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “xBuyer”, të drejtuar nga vëllezërit Javier dhe Eric Ruiz, me mbi 5.7 milionë abonentë.

Trajneri i Manchester Cityt ndau mendime të thella për stilin e tij të punës, sfidat e brezit të ri dhe një anekdotë të veçantë me Sergio Agueron.

E dua shumë Agueron. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që njoh. Shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e Cityt – falë atij, klubi filloi të besonte”.

Më kujtohet dita kur i thashë Agueros se nuk do t’ia rinovonim kontratën. Ishte shumë e vështirë për mua t’i thoja se do të largohej. Dhe më vonë atë ditë në stërvitje, ai kopil shënoi 200 gola!”

Kishte një fytyrë që thoshte: ‘Tani do t’ia tregoj këtij… 200 gola!’ I thashë: ‘Sergio, do ta rinovojmë kontratën tënde, bëra një gabim!’ Dhe pastaj në ndeshjen e fundit ai shënoi dy gola. Ishte një privilegj të stërvisja Agueron. Ai ishte një talent unik”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.