No menu items!

“Ia kam shkundur fytyrën duke i thënë zgjohu”, çfarë deklaruan në Prokurori policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut?

Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan më 9 korrik 2025  ia ka caktuar paraburgimin për një muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

“Betimi për Drejtësi”, ka siguruar Dosjen e Prokurorisë për këtë rast dhe deklarimet e të dyshuarve dhënë para prokurorit të shtetit.

Në cilësi të të dyshuarit para prokurorit të shtetit është intervistuar rreshteri Ibrahim Nela, i cili ka deklaruar se në momentin kur ka mbërritur në lokacion, zyrtari policor Albian Retkoceri ka qenë duke vozitur veturën e Policisë dhe ka pasur të hapur dritaren, aty kanë vërejtur Agon Zejnullahun i cili është nisur në drejtim të tyre.

“Ne kemi dashur ta pyesin se çfarë ka ndodhur apo çfarë ka por i njëjti ka filluar të fyejë me fjalë por nuk jam i sigurt çfarë fjalë ka përdorur e më pas me dorë ka kapur derën e parë të shoferit dhe në momentin që Albiani e ka vërejtur se i njëjti po dëshiron të na sulmoj apo godas, ka vazhduar me automjet për rreth 20 metra përpara dhe jemi ndalur”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, pasi kanë dalë nga vetura, kanë dhënë komandë verbale që të ndalet, por ai nuk është ndalur dhe kështu zyrtari policor Albian Retkoceri është detyruar të përdorë sprjein lotsjellës për të ndalë sulmin ndaj tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas përdorimit të sprejit i njëjti është tërhequr dhe është futur në një automjet që ka qenë në rrugë i modelit VW Golf dhe është ulur në ulësen e shoferit dhe i njëjti ka qenë jashtë kontrollit, nuk ka ditur se çfarë ka folur, çdo herë i ka ngritur duart duke nënkuptuar që të mos e sulmojmë edhe pse gjatë gjithë kohës kemi komunikuar me të dhe i kemi thënë të qetësohet, në të njëjtën kohë kemi ftuar ambulancen dhe një njësi policore për asistence”, ka deklaruar para Prokurorisë rreshteri i dyshuar.

Ai ka thënë se kanë vërejtur që qytetari tashmë i ndjerë ka pasur një të qarë mbi vetullën e majtë e cila i rridhte gjak. Sipas tij, ka pasur sy më të rritur dhe ka qenë pothuajse tërësisht i djerësitur.

“Dhe gjendja e tij psikike ka qenë jashtë kontrolle pothuajse totalisht dhe ka bërë veprime të çuditshme edhe pse ne tërë kohën jemi munduar ta qetësojmë, po ashtu një shok i tij i ka folur tërë kohës duke u munduar ta qetësonte duke i thënë qe tani vjen ambulanca dhe do ti japë ndihmën e parë”, ka deklaruar tutje ai.

Siç thuhet në deklaratën e tij, në ndërkohë ka arritur edhe asistenca e njësitit tjetër policor me dy zyrtarë. Dhe teksa kanë qenë duke biseduar me të për ta qetësuar, ai ka dalë me vrull nga vetura dhe për ta ndalur rreshteri Nela ka thënë se e ka kapur nga krahu.

“Ndërkohë kanë reaguar edhe zyrtarët policor tjerë për ta futur nën kontroll dhe të njëjtit i kemi vendosur prangat. Gjatë tërë kohës i njëjti ka rezistuar duke mos i afruar duart dhe duke gjuajtur me shqelma edhe pse ka qenë i shtrirë me gjoks për toke, por vlen te ceket se qytetari ka qenë i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe edhe pse në pamje të parë nuk dukej dhe kjo ka qenë arsyeja që është dashur të përdorët forca duarthatë për ta futur nën kontroll”, tha ai.

Sipas të dyshuarit Nela, pasi i kanë vendosur prangat tani të ndjerin, janë munduar ta ngrisin në pozitën ulur- por aty kanë parë që gjendja e tij shëndetësore nuk është mirë.

“Kemi marrë ujë ku jemi munduar ta freskojmë dhe ndërkohë ka ardhur autoambulanca e cila nga thirrja jonë është vonuar shumë edhe pse në afërsi nga vendi i ngjarjes është rreth 500 metra, te cilëve ju kemi ndihmuar ta vendosin në lese dhe më pas e kanë vendosur në autoambulancë dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore, ndërkohë të njëjtit kanë njoftuar që qytetari nuk ka shenja jete”, thuhet të këtë deklaruar rreshteri i dyshuar.

aty pastaj se bashku me mbikëqyrësin kemi dal nga vetura dhe i dyshimti ka ardhur prapë në drejtim timin për të më sulmuar fizikisht”, ka deklaruar ai.

I dyshuari ka shtuar se ka nxjerrë pajisjen ndërmjetësuese sprejin, dhe i ka hedhur në fytyrë dhe ka ikur prej tij, duke shtuar se tani i ndjeri ka vazhduar të lëvizë në mënyrë të çrregullt dhe i njëjti ka hyrë në ulësen e shoferit.

Po ashtu, zyrtari policor ka thënë se qytetari është munduar ta qetësojë, ndërkohë që ky së bashku me rreshterin kanë qëndruar në 3 metra distancë dhe përmes radiolidhjes kanë kërkuar autoambulancën dhe gjithashtu një njësi policore në asistim.

Ai ka shtuar se përreth 7-8 minuta kanë tentuar ta qetësojnë derisa Zejnullahu ka dalë nga vetura me shpejtësi dhe rreshteri Nela e ka kapur për dorë se bashku me kolegun Liridon Rrahmani.

“Po ashtu në atë rast ka ardhur edhe një kolegë civil i cili ishte duke kaluar dhe ishte jashtë detyrës zyrtare ai quhet Endrit Beqiri të njëjtin e njohim sepse ai ka punuar në Stacionin Policor ne Lipjan, posa e ka kapur rreshteri nga dora të dyshuarin ka arritur që të shtrijë për tokë se bashku me Liridonin, Endritin, unë dhe Artedoni”, ka deklaruar tutje ai.

Sipas tij, gjatë kohës sa kanë qenë duke prangosur tani të ndjerin, ai ka rezistuar dhe Liridon Rrhamani i ka dhënë prangat e veta, dhe ai është munduar ta prangos por nuk ka arritur. Pas kësaj, sipas tij, rreshteri Nela kishte arritur t’ia vë prangën në dorën e majtë duke bërë përpjekje për t’i vënë pranga edhe në dorën tjetër. Dhe sipas tij me ndihmën e kolegu të tij civil, kanë arritur ta prangosnin në dy duart.

“Pas vendosjes se prangave të dyshuarin e kemi ngjitur në pozitën ne gjunjë dhe unë kam vrapuar në veturën zyrtare për të marr një shishe me ujë dhe i kam qit ujë në fytyrë dhe në kokë po ashtu i ka afruar ujë edhe qytetarët e më pastaj na i kemi qit ujë. Pas këtij momenti unë ia kam kërkuar radiolidhjen Liridon Rrahmanit, me pastaj kam biseduar me bazën duke i thënë se a është duke ardhur emergjenca pasi ka kohë që e kemi kërkuar, nga baza më janë përgjigjur se emergjenca është afër dhe për 1 minutë do të jetë te ju, unë kam vazhduar në drejtim të kryqëzimit, të rrugëve “Hajredin Bajrami dhe Zylfije Gashi” me qëllim që të largoj veturat dhe të mundësoj ambulancës që të vije më shpejtë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai në Prokurori.

Retkoceri ka shtuar se si ka mbërritur ambulanca, janë afruar me një lese dhe së bashku me stafin e ambulancës kanë ndihmuar ta vendosin tani të ndjerin në lese për bartjen e pacientëve. Sipas tij, së bashku me autoambulancën kanë vazhduar tek njësia e tyre bashkë me rreshterin Ibrahim Nela dhe aty kanë qëndruar derisa kanë ardhur edhe njësitet tjera si forenzika rajonale, prokurori me një asistent, IML, e të tjerë.

I dyshuari Artidon Konxheli, ka thënë se kanë qenë duke ndërhyrë në një aksident kur kishin marrë informata se një qytetar nën ndikimin e alkoolit dhe substancave tjera është duke sulmuar qytetarët dhe veturat tjera.

Sipas tij, bazën e kanë njoftuar se është e pamundur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi aksidenti ishte i rëndë. Por që rreth orës 00:20 në radio komunikuese ka lajmëruar rreshteri i ndërrimit se duhet asistencë e menjëhershme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.