No menu items!

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë. Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kalaja mohoi akuzat, duke e quajtur çështjen një “keqkuptim” dhe duke theksuar se ka qenë bashkëpunues me autoritetet në çdo hap të procesit.Ahmet Kalaja gëzon reputacion të lartë në komunitetin mysliman shqiptar, me një prani të madhe në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra mijëra ndjekës./euronews/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.