Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, i është gëzuar lajmit të zgjedhjes së Papës së ri të Vatikanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në Facebook, ai është lutur për Papën e ri, Leoni XIV.
“Kisha Katolike ka Papën e ri, shenjtërinë e tij, Leoni XIV”.
“E lusim shpirtin shenjt që ta frymëzojë Papën e ri që ta udhëheq Kishën Katolike me urtësi e dashuri të krishtit të ringjallur”, ka thënë Dodë Gjergji.