Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën ku kaloi autobusi i Liverpoolit në paradën e titullit të Ligës Premier, pas raportimeve për një incident të rëndë.
Pasi ngritën trofeun të dielën në ‘Anfield’, yjet e Liverpoolit festuan titullin e 20-të të ligës me një paradë nëpër qytet, ndërsa lojtarët e Arne Slot u përshëndetën nga qindra mijëra tifozë që mbushnin rrugët.
Por të hënën në mbrëmje, në rrjetet sociale u shfaqën imazhe dhe video që lidheshin me një incident tronditës në qendër të qytetit, ku u pretendua se një makinë kishte goditur këmbësorët në Water Street, pranë Dale Street.
Fotografitë, të bëra nga një pamje ajrore, tregonin një makinë të zezë në rrugë, me oficerë policie të pranishëm së bashku me një makinë zjarrfikëse.
Artikulli i Plot👇
Dëshmitarja e rastit rrëfen për incidentin tronditës ku një makinë goditi tifozët e Liverpoolit
https://telegrafi.com/incident-rende-ne-paraden-e-titullit-te-liverpoolit-dyshohet-per-sulm-terrorist/