No menu items!

Infermierja e Infektivës: A thua me ba me vdekë kryeministër, a mujn mem varrosë me 60 euro

Infermeria e Kujdesit Intensiv në Klinikën Infektive në QKUK, Rija Hashani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 60 eurove si shtesë për punëtorët shëndetësorë, raporton Gazeta Express.

Hashani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për dy vite, më shumë ka pasur kontakt me virusin COVID-19 se sa me vajzën dhe familjarët e saj, derisa e ka pyetur Kurtin se me vdek a do të mund të varroset me 60 eurot e ndara për të.

https://www.facebook.com/rija.1388/posts/6669446793081106

Ndërsa, Hashani ka shkruar se kësaj here po i shkruan kryeministrit Kurti në cilësinë e pacientes, duke lënë të nënkuptohet që është e infektuar me koronavirus.

Ajo ka përmendur edhe mallin që ka pasur për vajzën e saj, duke thënë se gati për dy vjet e ka larguar atë e nuk ka pasur mundësi që t’i ofroj kujdes, nga frika se do ta infektoj.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.