No menu items!

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Julie McFadden është një infermiere e regjistruar në Los Angeles, e specializuar në kujdesin paliativ (kujdes i specializuar mjekësor që fokusohet në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave të tjera të një sëmundjeje të rëndë).

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe mundohet të shpjegojë se çfarë ndodh me njerëzit në momentet e tyre të fundit dhe kështu destigmatizon procesin e “vdekjes”.

McFadden zbuloi se tingulli i pazakontë dhe i lartë i bërë nga njerëzit që po vdesin, si gurgullima ose “kërcitja e lagësht”, është një proces normal.

Në ato momente, pacientët nuk ndjejnë dhimbje, zakonisht nuk janë të vetëdijshëm dhe tingulli shkaktohet nga ajri që kalon përmes pështymës në gojë, raporton dailymail.

“Nëse nuk jeni mësuar me të, mund të duket si gjëja më e frikshme që keni dëgjuar ndonjëherë. Kaq shumë njerëz më kanë shkruar sa që ‘trombitjet e vdekjes’ i traumatizuan”, tha infermierja.

Educational purposes only. #nothingtofear#hospicenursejulie #hospice #education #medicaltiktok#caregiversoftiktok ♬ original sound – 💕 Hospice nurse Julie 💕

 

Ajo beson se do t’i ndihmojë njerëzit nëse shpjegon se për çfarë bëhet fjalë, dhe kështu do të zvogëlojë frikën dhe traumën.

Në rrethana normale, trupi prodhon pështymë dhe truri i sinjalizon fytit që ta gëlltisë atë, tha ajo.

“Sistemi nuk funksionon siç duhet me pacientët që janë drejt fundit. Pështyma mblidhet në gojë, dhe më pas fillon të ‘kërcejë’ ndërsa ajri hyn dhe del”, pohoi ajo.

Videoja e saj mblodhi më shumë se 1.8 milion shikime dhe shkaktoi interes të madh.

“Kam pasur një përvojë të tmerrshme me babain tim. Dukej sikur kishte një prizë mukoze. Do ta kujtoj atë zhurmë për gjithë jetën time”, ka shkruar një përdorues.

McFadden thekson se tingulli i pazakontë sinjalizon se “vdekja është shumë afër”, dhe njerëzit jetojnë mesatarisht 25 orë pas paraqitjes.

Sipas studimeve, ajo shfaqet në 40 për qind të njerëzve gjatë fazës së vdekjes. /Telegrafi/

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.