No menu items!

Insistimi i avokatit të Veselit del i sukseshëm, gjykatësi vendos t’i japë urdhër prokurorisë për dosjen paraprake

 Ankesa e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, për datën e dhënies së dosjes paraprak ka rezultuar të suksesshme. Emmerson ka insistuar që kjo çështje të marrë përgjigje, teksa gjatë seancës së sotme statutore ai është përplasur fort me Prokurorinë të cilën e ka quajtur të pandershme dhe joprofesionale dhe së cilës i ka thënë madje se duhet të kërkojë edhe falje. “Parashtrohet pyetja në qoftë se Prokuroria është e gatshme të dorëzojë dosjen paraprake. Nuk është detyrë e gjykatësit të pyes Prokurorinë, por ta urdhërojë atë. Ju si gjykatës duhet t’i vendosni afatet. Prokuroria në konferencën e pestë ka thënë se dosjen do ta ketë në mes të tetorit”, tha ai. Gjykatësi francez, Nicollas Guillou, ia ka bërë të ditur prokurorisë se e ka zvarritur çështjen dhe për dosjen paraprake do të japë një urdhër për datën se kur ajo duhet të dorëzohet. “Unë do të vendos për dhënien e dosjes paraprake, do të vendos afat. Po i afrohemi 1-vjetorit të procedurës paraprake dhe duhet të vendosim për afatet”, tha ai. Ai bëri të ditur se ky afat do të jepet qysh në seancën e radhës për ecurinë e çështjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.