No menu items!

Inspektorati i Punës dënon RTK-në me 4900 euro si dhe drejtorin Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro

Inspektorati i Punës ka denuar Radiotelevizionin e Kosovës me 4900 euro gjobë si dhe drejtorin gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro.

Kjo gjobë ka ardhur për shkak të shkeljes së ligjit të punës dhe rregulloreve të RTK-së me rastin e degradimit të Udhëheqësit të departamentit të Marketingut, për mos zbatim të vendimit të IP-së si dhe për mospërfilljen e zbatimit të dispozitave të ligjit të punës.

Kjo është gjoba e dytë brenda një muaji që i shqiptohet RTK-së nga Inspektorati i Punës, që në total kap shifrën 8400 euro.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës thuhet se ankesa eventuale nuk e shtynë ekzekutimin.

RTK obligohet që gjobën e shqiptuar në lartësi prej 4900 euro ta paguaj në afat prej 8 (tetë) ditësh nga dita e pranimit të Vendimit.

Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për përgjegjësinë direkte të mos ekzekutimit të Vendimit i shqiptohet gjobë në lartësinë prej 500 euro, dhe i njejti obligohet që në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, ta paguajë atë.

Sipas Inspektoratit të Punës. RTK është e obliguar që një kopje të fletpagesës t’ia prezentojë IP-së në afat prej tre (3) ditësh nga dita e skadimit të afatit prej tetë (8) ditësh të cekur më lartë.
SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së si dhe nga Kuvendi i Kosovës që të reagojnë me urgjencë për shkak se nëse vazhdohet me këtë trend të paligjshmërive dhe gjobave, funksionimi i Transmetuesit Publik do të rrezikohet seriozisht.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.