No menu items!

Inspektorati në aksion, mbikëqyrë mjekët e QKUK-së

Inspektorati Shëndetësor ka intensifikuar inspektimet në Klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme dhe shërbimet parësore për të parë se sa po e respektojnë orarin e punës profesionistët shëndetësorë, me theks të atyre që punojnë edhe në sektorin privat. Nga këto inspektime disa mjekë të Klinikës së Urologjisë, Kirurgjisë Abdominale dhe ORL-së nuk u gjenden në vendin e punës gjatë orarit.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës të Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj i cili tregoi se deri më tani janë inspektuar 36 klinika për prezencën e profesionistëve shëndetësorë në punë.

Ai madje thotë se ky aksion i inspektimeve po vazhdon tutje, ndërsa për të gjithë ata që nuk u gjetën në vendin e punës do të ndërmarrin masa konform ligjit.

Deri me tani janë inspektuar 36 klinika për prezencën e profesionistëve shëndetësorë në punë. Nga inspektimet ka rezultuar se në kohen e inspektimit disa profesionistë shëndetësorë nuk kanë qenë në vendin e punës. Në shumicën e klinikave profesionistët shëndetësorë kanë qenë në vendin e punës duke përjashtuar tre klinika, Kirurgjia Abdominale, Klinika e Urologjisë dhe jemi në verifikim të rastit për klinikën e ORL. Për të gjitha këto të gjetura do te merren veprimet e duhura konform legjislacionit në fuqi. Inspektimet do të vazhdojnë edhe në institucionet e tjera shëndetësore pa marrë parasysh natyrën e tyre të financimit publike dhe private”, tha Osmanaj përmes një shkrese

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.