No menu items!

Inteligjenca artificiale krijon për herë të parë spikeren virtuale të lajmeve

Në Kuvajt u shfaq premierë spikerja e parë virtuale e lajmeve. “Fedha”, siç është quajtur ajo, është shfaqur të shtunën përmes Tëitter-it në llogarinë e uebsajtit “Kuwait News”, si pjesë e një programi testimi të aplikimit të inteligjencës artificiale.

“Unë jam Fedha, spikerja e parë në Kuvajt që punoj me inteligjencën artificiale në Kuëait Neës. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë pikëpamjet tuaja?’ janë 13 sekondat e para të “karrierës” së spikerit virtual të lajmeve arabishtfolëse. Siç shpjegohet nga zëvendëskryeredaktori i faqes, Abdullah Boftain, kjo është një lëvizje tentative për mundësitë e inteligjencës artificiale.

Hapi tjetër për “Fendha” do të jetë adoptimi i theksit kuvajtian dhe prezantimi i buletineve të lajmeve në internet në llogarinë Kuwait News në Twitter, e cila ka 1.2 milionë ndjekës.

“Fedha”, një emër popullor në botën arabe që do të thotë argjend, është një “grua” me flokë bjonde të tërhequr në një topuz, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të jenë të argjendtë dhe metalikë, kështu që i kombinuam ato të dyja. Flokët bjonde dhe sytë e hapur të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të vendit të pasur me naftë të Kuvajtit. “Fedha” i përfaqëson të gjithë”, shpjegoi Bovtain.

Kuwait Times është gazeta e parë në gjuhën angleze e Gjirit, e botuar që nga viti 1961, dhe një nga mediat më të njohura në Kuvajt, një vend i renditur në vendin e 158 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij 2022./abcnews.al

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.