No menu items!

Inter – Barcelona, sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Sot (e martë) do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, ku do të mësohet emri i finalistit të parë të garës elitare evropiane të klubeve.

Nerazzurrët janë nikoqir të Blaugranave në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në ‘Giuseppe Meazza’ me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje pas një rezultati pozitiv në udhëtim nga ndeshja e parë (3-3) dhe synon ta shfrytëzoj terrenin vendas dhe praninë e madhe të tifozëve për të siguruar finalen.

Në anën tjetër, ekipi i Hansi Flick do të tentojë fitoren me çdo kusht pasi gjithçka fillon baras nga ndeshja e parë dhe një triumf minimal do t’ua siguronte kalimin në finalen e madhe.

Vendasit do të jenë pa Benjamin Pavard, ndërsa mysafirët pa Jules Kounde dhe Alejando Balden. Lautaro Martinez dhe Robert Lewandowski nuk janë asnjeri në 100 për qind të formës, por pritet të marrin minuta.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.